Superiore/ Partizani fiton me përmbysje në Ballsh, Vllaznia vijon marshimin, 3 pikë të vyera ndaj Vorës

Superiore/ Partizani fiton me përmbysje në Ballsh, Vllaznia vijon marshimin, 3 pikë të vyera ndaj Vorës

U mbyllën pak minuta më parë dy sfidat e para të javës së 23 të kategorisë superiore. Partizani ia doli të marr 3 pikë tepër të vlefshme në Ballsh, drejt objektivit për të kapur “Final 4”. Megjithëse ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me anë të Sandeu në minutën e 30,”do të ishin të kuqtë e Kërnajës, të cilët do përmbysnin gjithçka në 9 minutat e fundit të ndeshjes falë golave të talentit të “Demave” Rrok Toma dhe të lojtarit afrikan Human. Me këtë fitore Partizani ngjitet në kuotën e 30 pikëve, duke mos humbur shpresat për vendin e 4. Në sfidën tjetër të zhvilluar në Vorë, Vllaznia kryesuese nuk gaboi, teksa u mjaftua me një gol të realizuar në fundin e fraksionit...