Supergoli i Muçit nuk mjafton, Fenerbahce merr fitoren e madhe ndaj Trabzonspor dhe nuk i ndahet Galatasaray-it

Supergoli i Muçit nuk mjafton, Fenerbahce merr fitoren e madhe ndaj Trabzonspor dhe nuk i ndahet Galatasaray-it

14 Shkurt 2026 20:05 Telesport Supersfida e javës së 22-të në Superligën turke, mes Trabzonspor dhe Fenerbahce është mbyllur 2-3 në favor të ekipit të drejtuar nga Domenico Tedesco. Trabzonspor gjeti avantazhin që në minutën e 6-të me Ernest Muçin. Sulmuesi kuqezi mori pas një top të gjatë nga Nwaiwu dhe mposhti me një parabël brazilianin Ederson. Ky është goli i 13-të për Muçin këtë sezon, i 10-ti në kampionat. Fenerbahce gjeti avantazhin që në pjesën e parë me golat e Anderson Talisca 15′ dhe Kerem Aktürkoğlu 34′. Në minutën e 43-të, ishte Paul Onuachu që shënoi një gol shumë të bukur me kokë duke barazuar shifrat 2-2, rezultat me të cilën u mbyll pjesa e parë. Në fillim të pjesës së dytë, Fenerbahce gjen...