Sulmuesi i Milanit drejt Turqisë? Duket se kuqezinjtë janë zhgënjyer
4 Janar 2026 11:21 Telesport Christopher Nkunku po gjen ritmin te Milani, por ndoshta nuk e ka të gjatë në Milano. Mediat italiane raportojnë se Fenerbahçe ka shfaqur interes për të siguruar shërbimet e francezit në merkaton e janarit dhe Milani duket dakord. Nkunku nuk ka bindur me fanellën kuqezi. Milani ka nevojë për një 9-sh të pastër dhe prandaj u huazua Füllkrug. Trajneri Tedesco dëshiron të ribashkohet me Nkunku dhe i ka kërkuar klubit të bëjë gjithçka për ta marrë francezin në kampionatin turk.
Burimi:
telesport.al