Sulm “shkatërrues”, 79 gola për Bayern, dyshja Kane-Diaz nuk njeh limite

Sulm “shkatërrues”, 79 gola për Bayern, dyshja Kane-Diaz nuk njeh limite

Bayern Mynih vazhdon të dominojë Bundesligën me shifra mbresëlënëse. Pas 21 javësh kampionat, skuadra bavareze po vendos ligjin e saj në Gjermani, me 79 gola të shënuar dhe vetëm 19 të pësuar, duke konfirmuar epërsinë e plotë si në fazën sulmuese, ashtu edhe në atë mbrojtëse. Në qendër të këtij suksesi qëndron Harry Kane, autor i një sezoni spektakolar dhe golashënuesi kryesor i kampionatit, një “uragan” i pandalshëm për mbrojtjet kundërshtare. Krahas tij, Luis Díaz është shndërruar në një element kyç i repartit ofensiv, duke garantuar vazhdimësi, shpejtësi dhe gola vendimtarë. Ish futbollisti i Liverpool duket se është përshtatur mjaft mire me futbolin gjerman, teksa ka realizuar 13 gola në 20 ndeshja Bayern mban një mesatare mbi tre gola për ndeshje, imponon ritëm të lartë...