Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

Portieri i kombëtares shqiptare Thomas Strakosha, në një intervistë për “FIFA-n” ka folur për ndeshjen e playoff që kuqezinjtë do të zhvillojnë nesër mbrëma me Poloninë. Strakosha tha se kjo është një ndeshje mjaft e rëndësishme për Shqipërinë. Ai u ndal edhe te fillimet e karrirës duke theksuar se kurrë nuk ka menduar të veshë fanelë tjetër përveç asaj kuqezi. Pjesë nga biseda: Pyetje: Kjo gjysmëfinale kundër Polonisë mund të jetë hapi i parë drejt përmbushjes së ëndrrës suaj. Çfarë po ju kalon nëpër mendje tani? Strakosha: Të them të drejtën, isha në humor edhe para se të fillonte kjo ndeshje. Nuk është vetëm një gjysmëfinale për ne, është një finale. Është një ndeshje e madhe, pasi kemi mundësinë të bëjmë histori për Shqipërinë dhe...