Starton F1/ Verstapen: Fantastike të kthehemi në pistë, Melburni sjell kujtime
Formula 1, një ndër sportet më të ndjekur në rang global do të startojë këtë fundjavë në Australi. Ky Botëror 2026 i parashikuar me 24 ndalesa pritet të sjellë emocione të shumëta e konkurencë të fortë mes pretendentëve të zakonshëm. Duke folur për këtë garë piloti i Red Bull Maks Verstapen ka shprehur gjithë optimizimin e tij. “Do të jetë fantastike të rikthehemi në pistë dhe të fillojmë sezonin. Deri në këtë pikë është ndjerë si një përgatitje e gjatë dhe është emocionuese që më në fund do të garojmë përsëri. Në Bahrein, të shohësh makinën me njësinë tonë të fuqisë duke bërë kaq shumë xhiro ishte vërtet mbresëlënëse. Kishte shumë fytyra krenare që e panë për herë të parë dhe ekipi bëri një punë...
Burimi:
sportiim.al