Stadiumi i ri i Romës, zbulohen detajet/ Do të kushtojë 1,4 mld euro

Stadiumi i ri i Romës, zbulohen detajet/ Do të kushtojë 1,4 mld euro

Stadiumi i ri i Romës, i planifikuar të ndërtohet në zonën Pietralata, pritet të kushtojë rreth 1,4 miliardë euro. Kjo shifër përfshin jo vetëm arenën sportive, por edhe projektet shoqëruese infrastrukturore. Vetëm ndërtimi i stadiumit parashikohet të kushtojë rreth 633 milionë euro. Kapaciteti i tij do të jetë mbi 60 mijë vende. Afati i ndërtimit është 37 muaj. Punimet pritet të nisin në vitin 2027 dhe të përfundojnë në 2031. Që në vitin e parë të funksionimit, stadiumi parashikohet të gjenerojë mbi 153 milionë euro të ardhura. Pjesa më e madhe e këtyre të ardhurave do të vijë nga biletat dhe abonimet.