Sporti në zi! ndërron jetë në moshën 27-vjeçare biatlonisti lituanez

Sporti në zi! ndërron jetë në moshën 27-vjeçare biatlonisti lituanez

Vdekja e papritur e biatlonistit 27-vjeçar lituanez, Linas Banys, ka shkaktuar trishtim të madh në sportin botëror. Lajmi u bë i ditur të premten nga Federata Lituaneze e Biatlonit, duke tronditur komunitetin sportiv dhe fansat e tij. Në një deklaratë zyrtare, federata bëri me dije se humbja e sportistit të ri ishte një goditje e rëndë për familjen e tij dhe për gjithë sportin në Lituani. Gjatë karrierës së tij, Banys kishte përfaqësuar vendin në skenën ndërkombëtare, duke marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore, tre Kampionate Botërore dhe gara të Kupës së Botës. Ai kishte fituar gjithashtu titullin kampion kombëtar, ndërsa ishte tërhequr nga sporti aktiv në vitin 2024. Pas publikimit të lajmit, rrjetet sociale u mbushën me mesazhe ngushëllimi dhe dhimbjeje. Shumë përdorues e...