Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Sporti në 2025, BIRN: Nga goli i Rei Manajt te podiumet në ski dhe mundje
Goditja e Rei Manajt që shkundi rrjetën në minutën e fundit të pjesës së parë në ndeshjen Serbi-Shqipëri është me gjasë momenti më sportiv i vitit, që do të mbahet mend gjatë mes ndjekësve të futbollit. Përveçse shënoi fitoren në atë që mund të konsiderohet si një prej përplasjeve më të nxehta sportive të Kombëtares, goli i Manajt i hapi rrugën Shqipërisë për të garuar për herë të parë në fazën e “play-off”-it për një vend në Kampionatin Botëror SHBA-Meksikë-Kanada në vitin 2026. “Goli më i rëndësishëm i jetës,” tha Manaj pas fitores, e cila nxori në festë me mijëra tifozë në rrugët e Tiranës, Prishtinës dhe dhjetra qyteteve të tjera. Në “play-off” ndodhet edhe Kosova. Kjo e fundit e siguroi vendin pas dy fitoreve...