Sporti bashkon, larg nga episodet e pahijshme në botën e futbollit… FSHF TV sjell një reportazh lidhur me këtë çështje delikate
Qëllimi i futbollit është të argëtojë dhe të bashkojë, elemente që duhet të jenë parësore në çdo aktivitet sportiv. FIFA, UEFA dhe Federata Shqiptare e Futbollit kanë ndërtuar politika të forta prej shumë vitesh për të shmangur aktet e pahijshme gjatë ndeshjeve të futbollit, me synimin për të krijuar kushte sa më të favorshme për të gjithë ata që duan të jenë pranë sportit më popullor në botë. Futbolli dhe ngjarjet e pahijshme nuk mund të qëndrojnë kurrsesi përkrah njëri-tjetrit. FSHF TV sjell një reportazh lidhur me këtë çështje delikate, që kërkon një ndërgjegjësim, së pari nga aktorët e sportit. Drejtori i Departamentit të Kërkimit dhe Zhvillimit në FSHF, Alban Tafaj, sekretari i përgjithshëm i SHRF Tiranë, Ardian Haçi, drejtori i Departamentit të Sigurisë, Armando...
Burimi:
telesport.al