Spikat Laçi-Pogradeci, çfarë rezervon java e 31-të në Kategorinë e Parë

Spikat Laçi-Pogradeci, çfarë rezervon java e 31-të në Kategorinë e Parë

Kategoria e Parë hyn në një moment vendimtar të sezonit, teksa këtë të diel do të zhvillohet java e 31-të e kampionatit, në orën 15:00, me disa përballje shumë të rëndësishme që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në garën për ngjitjen në Superiore. Në krye të renditjes vazhdon të kryesojë Skënderbeu me 73 pikë, i ndjekur nga Laçi me 70 pikë dhe Pogradeci me 67 pikë. Vëmendja kryesore e javës së 31-të është përqendruar te përballja direkte mes Laçit dhe Pogradecit, një ndeshje që pritet të ketë ndikim të madh në renditjen e kryesimit. Laçi do të kërkojë të mbrojë vendin e dytë dhe të hedhë një hap të rëndësishëm drejt rikthimit në Superiore, ndërsa Pogradeci synon të marrë një rezultat pozitiv për të afruar edhe...