Spektakël pa fitues, Inter-Napoli ndajnë pikët, Conte lëshon akuza, Chivu: Do jetë luftë deri në fund për titullin (VIDEO)

Spektakël pa fitues, Inter-Napoli ndajnë pikët, Conte lëshon akuza, Chivu: Do jetë luftë deri në fund për titullin (VIDEO)

Super sfida e javës së 20-të në Serie A, Inter-Napoli u mbyll pa fitues, por në “San Siro” u zhvillua një ndeshje spektakolare, 4 gola të shënuar, raste të shumta për shënim, por në fund dy ekipet ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2, një “X” që pa diskutim i shkon për shtat ekipit të Contes, por diferenca mes dy ekipeve mbetet e njëjtë, me zikaltërit që mbajnë Napolin me 4 pikë larg. Sfida nisi me gol, ku në minutën e 9-të, Dimarco me një goditje të saktë brenda në zonë dërgoi topin në rrjetë. Napoli u përgjigj shpejt dhe minutën e 26-të pas një zbritje në sulm, McTominay në shtyllën e parë devijoi saktë duke barazuar shifrat në 1-1. Në fraksionin e dytë, në...