Spektakël në Principatë, PSG mund me përmbysje Monaco-n, Luis Enrique: Fitore karakteri, nisja e ndeshjes ishte katastrofike

Spektakël në Principatë, PSG mund me përmbysje Monaco-n, Luis Enrique: Fitore karakteri, nisja e ndeshjes ishte katastrofike

Mbrëmje spektakolare në Principatë, aty ku PSG realizoi një përmbysje të madhe, duke mposhtur Monacon me rezultatin 3-2 në transfertë. Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe për kampionët e Europës. Vetëm 58 sekonda lojë dhe Monaco kalon në avantazh: gabim në dalje i Nuno Mendes, topi përfundon te Golovin, krosim perfekt dhe Balogun nuk fal për 1-0. PSG mundohet të reagojë me Kvaratskhelian, por mbrojtja pariziene vazhdon të lëkundet. Në minutën e 18-të, Akliouche gjen sërish Balogun me një pasim vertikal dhe është 2-0 për vendasit. Sfida rrezikon të marrë një drejtim dramatik për skuadrën e Luis Enrique, sidomos kur Vitinha humbet një penallti në minutën e 21-të, të pritur nga Köhn. Por pikërisht aty nis kthesa e madhe. Dëmtimi i Dembélé dhe aktivizimi...