Spektakël në Kuvajt, PSG fiton Superkupën, dominim total në Francë (VIDEO)

Spektakël në Kuvajt, PSG fiton Superkupën, dominim total në Francë (VIDEO)

PSG dominon totalisht futbollit në Francë dhe jo vetëm, pasi këtë vit, përjashto Botërorin për Klube, fituan të gjithë trofetë e tjerë që ishin në valle. Në Kuvajt, ekipi i Luis Enriques fitoi edhe Superkupën e Francës në një finale të çmendur përballë Marseille, me katër gola të shënuar, raste për shënim, por në fund trofeu u vendos nga ruleta e penalltive, në një kohë kur koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2. PSG gjeti shpejt golin e avantazhit, ku në minutën e 13-të, “Topi i Artë” në fuqi, Ousmane Dembele, me një parabël të ëmbël dërgoi topin në rrjetë. PSG zhvilloi një presion asfiksues në fraksionin e parë, krijuan disa raste për shënim, por pa mundur të gjejnë golin e qetësisë. Situata u...