Spektakël në “Emirates”, Manchester United mposht Arsenalin dhe rihap sërish garën për titull në Angli
Manchester United ka marrë një fitore spektakolare në transfertë ndaj Arsenalit, falë një goli spektakolar të Matheus Cunha në minutat e fundit të ndeshjes, duke rrëmbyer tre pikë të arta në “Emirates”. Takimi nisi në mënyrën më të mirë për vendasit, me Arsenalin që kaloi shpejt në avantazh pas një autogoli të Lisandro Martinez. Megjithatë, United reagoi dhe barazoi shifrat pas një gabimi të Martin Zubimendit, të cilin Bryan Mbeumo e shfrytëzoi për të çuar topin në rrjetë. Më pas ishte Patrick Dorgu që realizoi një gol spektakolar, duke mposhtur David Raya pas një kombinimi të bukur me Bruno Fernandes. Arsenali arriti të rikthehet në lojë në minutën e 84’, kur Mikel Merino shënoi pas një situate të rrëmujshme nga goditja standarde. Por fjala e...
Burimi:
ntv.al