Spektakël i PSG, “shuplakë” Marseille-s në klasike, Enrique: Fitore e madhe (VIDEO)

Spektakël i PSG, “shuplakë” Marseille-s në klasike, Enrique: Fitore e madhe (VIDEO)

PSG dhuron spektakël në ndeshjen më ikonike të futbollit francez, “çmonton” Olimpik Marseille me rezulton 5-0 duke i shkaktuar humbjen më të thellë në historinë e klasikes. Ousmane Dembele dhuroi një ndeshje fantastike, e denjë për statusin që mban, fitues i “Topit të Artë”, me sulmuesin francez që realizoi një “dopietë” golash dhe dhuroi një asist. Falë këtij suksesi, PSG rikthyet në krye të Ligue 1 në kuotën e 51 pikëve, +2 në raport me Lens. Kjo ishte një humbje e rendë për Marsielle që zbret në vendin e 4-ët, ndërsa vendos në dyshim të fortë stolin e De Zerbi-t. Në minutën e 12-të, Dembele realizoi golin e parë, i shërbyer pastër në zonë nga Mendes, ndërsa në minutën e 37-të me një aksion personal...