Spektakël bardhezi në Serie A, Juve thyen Sassuolon
Juventus triumfon 0-3 ndaj Sassuolos, në sfidën e Serie A. Bardhezinjtë e mbyllën pjesën e parë në epërsi, duke iu falur një autogoli të Muharemovic. Miretti dhe David thelluan shifrat në pjesën e dytë. Juve është në vendin e katërt me 36 pikë. Sassuolo është në vendin e 11-të me 23 pikë. Të mërkurën janë në program ndeshjet e tjera të Serie A, të vlefshme për këtë javë.
Burimi:
ntv.al