Spalletti përgatit “revolucionin” në portën bardhezi, Juventusi nis kontaktet me Vicario
Momenti i vështirë i Tottenham, që rrezikon seriozisht rënien në “Championship”, ka ndikim të kufizuar, por ka shtuar tensionin në një situatë tashmë emocionale: Guglielmo Vicario mezi pret të kthehet në Itali. Arsye mund të jenë nostalgjia, rezultatet jo të mira me “Spurs”, ose marrëdhënia jo e mirë me Tudor, por sigurisht edhe thirrja e fortë e Serie A, veçanërisht e Juventusit. “Zonja e Vjetër” po përgatit revolucion në portë. Di Gregorio pritet të largohet, ndoshta drejt Premier League, ndërsa Perin mund të rikthehet te Genoa, pas bllokimit të janarit nga Spalletti. Kështu, nevojitet një titullar i ri, dhe Vicario është shënjestra kryesore. Kontaktet e para kanë çuar në hapjen totale të ish-lojtarit të Empolit. Tottenham kërkon rreth 20 milionë euro, ndërsa paga prej 2.6...
Burimi:
telesport.al