Spalletti i përgjigjet Contes: Mendova se ishte IA…, nuk janë tema Champions-i këto

Spalletti i përgjigjet Contes: Mendova se ishte IA…, nuk janë tema Champions-i këto

Deklaratat e Antonio Contes pas ndeshjes kanë shkaktuar polemika të forta. Trajneri u shpreh i habitur nga fjalët e Spallettit për Napolin si ish-kampion i Italisë: “Nuk e kam kuptuar çfarë tha Spalletti, ishte një fjali e pakënaqshme. Duhet respekt, ne ende kemi titullin në fanellë. Unë nuk do ta kisha thënë kurrë. Mungojnë edhe 16 ndeshje, po ai na e ka ‘hequr’ titullin nga gjoksi, duhet respekt”. Pas kësaj reagoi Luciano Spalletti. Trajneri i Juventusit postoi në Instagram një pjesë të intervistës “së inkriminuar”, ndërsa për “Sky Sport” u shpreh shkurt: “Nëse këto janë tema Champions-i…, për çfarë po flasim?” Në konferencë shtypi shtoi me ironi: “Mendova se ishte inteligjencë artificiale, nuk janë tema Champions-i këto”. Me 9 pikë në renditje, Monaco ka nevojë patjetër...