Sot derbi i kryeqytetit/ Partizani dhe Tirana kërkojnë fitoren, tifozët fillojnë të grumbullohen në ‘Air Albania’

Sot derbi i kryeqytetit/ Partizani dhe Tirana kërkojnë fitoren, tifozët fillojnë të grumbullohen në ‘Air Albania’

Superliga shqiptare e futbollit është në raundin e 24-t. Këtë të dielë kalendari ka rezervuar sfidën më të zjarrtë në futbollin shqiptar, derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës i cili merr jetë në orën 16:30 dhe luhet në stadiumin ‘Air Albania’. Sfida e sotme do jetë përballja e 211-të në historinë mes këtyre skuadrave, me takimet që datojnë që prej 80 viteve më parë. Deri më sot, janë luajtur 210 përballje direkte mes dy ekipeve. Partizani ka regjistruar 83 fitore, Tirana ka triumfuar në 62 raste, ndërsa 65 ndeshje kanë përfunduar me barazim. Derbi vjen në një moment të ndryshëm për dy klubet. Partizani me 30 pikë ndodhet në vendin e pestë në klasifikim, ndërsa Tirana me 21 pikë mban pozitën e tetë dhe vetëm një javë më parë...