Sot askush nuk e fsheh dot… ‘topin’, Superioria në javën e verdikteve

Sot askush nuk e fsheh dot… ‘topin’, Superioria në javën e verdikteve

Epilogu/ Katër skuadra në “strumbullarin” e rrëzimit përkrah Flamurtarit. Në Vorë ka një finale sezonale… Është folur gjatë për këtë javë të fundit të futbollit shqiptar 2025/2026 në Abissnet Superiore. Në të gjithë dimensionet e mundshme teksa tifozë, specialistë, e mbi të gjitha vetë klube të caktuara nuk kuptuan kurrë se çfar i pret rreth orës 18:00 të ditës së sotme. Sigurisht në këtë kampionat plot rivalitet, surpriza pse jo dhe i përfolur për llogari jashtë fushe, vetëm në javën e parafundit (e 35-ta) pati tre verdikte. U zyrtarizuan katërshja e parë (‘Final Four’), Flamurtari zbriti në Kategori të Parë dhe Partizani mbeti larg zonës së rrezikut por dhe pa europë. Kështu akti final, më së shumti luan fatet e 4 skuadrave të rënditura në...