Sonte nuk ka Shën Valentin, në Tring Sport është derbi i Italisë
Në ditën e të dashuruarve, Italia ndalon frymën. Në javën e 25-të të kampionatit, një duel që nuk është thjesht ndeshje, por histori, krenari dhe rivalitet i pastër. Dy gjigantët e futbollit italian, INTER dhe JUVENTUS, rikthehen për një kapitull të ri të DERBIT TË ITALISË, që do të transmetohet sonte, 20:45, ekskluzivisht në Tring Sport 1. Zikaltërit kërkojnë dominimin dhe hyjnë në këtë përballje me ambicie të qarta për titull. Me një skuadër të balancuar mes eksperiencës dhe energjisë, lombardët synojnë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e zjarrtë të tifozëve, në një ndeshje që është deklaratë force për pjesën finale të sezonit. Por, Zonja e Vjetër nuk dorëzohet dhe vjen në San Siro me ADN-në e fituesit. Në një sezon ku gara...
Burimi:
vizionplus.tv