Slot: Diferencat janë të vogla këtë sezon, nuk e fitojmë dot titullin nëse nuk kemi ekuilibër
Premier League është pushim këtë fundjavë për t’i lënë vendin FA Cup, turne ku Liverpool do të përballet me Brighton në raundin e katërt. Trajneri i Liverpool, Arne Slot, kërkon që skuadra të jetë sërish solide në mbrojtje, për të mos pësuar gol si ndaj Sunderland. “Mendoj se Man City pati vetëm një gjuajtje pasi shënuam kundër tyre, por menjëherë shënoi gol dhe kjo ndryshon momentumin dhe gjithçka. Diferencat kanë qenë kaq të vogla për ne këtë sezon, sa herë që një ekip ka pak nuhatje në një ndeshje, ata shënojnë”, tha Slot. Më tej, trajneri holandez tha: “Ne duhet të bëjmë shumë përpjekje para se të jemi në gjendje të shënojmë. Diferencat janë të vogla, por që këtë sezon janë vendimtare për të fituar...
Burimi:
telesport.al