Slot ankohet për “blloqet e ulëta” të kundërshtarëve, Gerrard: Gjej zgjidhje, i ke lojtarët e duhur

Slot ankohet për “blloqet e ulëta” të kundërshtarëve, Gerrard: Gjej zgjidhje, i ke lojtarët e duhur

22 Janar 2026 11:17 Alfred Lleshi Arne Slot siguroi një fitore të rëndësishme në Champions, por kjo nuk mjafton. Pas suksesit 3-0 ndaj OM, trajneri i Liverpool-it shpjegoi vështirësitë e hasura për të zbatuar planin e lojës: “E di mirë pse nuk jemi gjithmonë të qëndrueshëm. Varet nga momenti kur loja është më e hapur, kur lojtarët mund të lëvizin mes linjave dhe të shfrytëzojnë taktikat. Është krejt ndryshe nga kur përballemi me një bllok të ulët, si sot. Kundër bllokut të ulët nevojitet një cilësi krejt tjetër. Nuk ka shumë lidhje me përgatitjen përpara ndeshjes; ke shumë topa, arrin në një të tretën e fundit dhe diçka duhet të ndodhë”. Pas ndeshjes, Steven Gerrard, ish-mesfushori i “Reds”, kritikoi trajnerin, duke i thënë të ndalojë...