Sllovaku Fedor fiton etapën e dytë të Turit Çiklistik, belgu Cooman ruan fanellën e verdhë të liderit

Sllovaku Fedor fiton etapën e dytë të Turit Çiklistik, belgu Cooman ruan fanellën e verdhë të liderit

Çiklisti sllovak Samuel Fedor, që garon me skuadrën e Dukla Banka Bystrica, është shpallur fitues i etapës së dytë të Turit të 83-të Çiklistik (Lezhë-Elbasan, 150km e gjatë). Ai dha kohën 3h06’26”. Një etapë kryesisht fushore, me disa shkëputje sporadike, por në fund çiklistët garuan thuajse të gjithë të grupuar drejt finishit. Aty, Fedor u tregua më i shpejtë dhe meritoi fitoren. Në vendin e dytë u klasifikua çiklisti zviceran Guillaume Haldimann (skuadra e Humard Velo-Passion), ndërsa në të tretin u rendit belgu Lance Decabooter (skuadra e B-Close Bal Enzo). Në përfundim të dy etapave të para, belgu tjetër Kjell Cooman mban të veshur fanellën e verdhë të liderit të Turit Çiklistik. Ai ka kohën e përgjithshme 6h58’57”, ndërkohë që skuadra e tij B-Close Bal...