“Skuqet” Olimpique Marseille dhe e nis vitin me humbje. Garë dyshe për titullin në Ligue 1 (video)
Olimpique Marseille e ka nisur vitin 2026 me humbje, duke u mundur 0-2 nga Nantes në “Velodrome”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Ligue 1. Arthur Vermeeren la marsejezët me 10 lojtar në fushë që nga minuta e 26-të, mesfushori belg u ndëshkua direkt me karton të kuq, pas faullit të rëndë ndaj portierit kundërshtar. Fabien Centonze shënoi fillimisht për Nantes në minutën e 31-të, duke ndjekur aksionin deri në fund dhe duke dërguar në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga pritja e portierit vendas. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Nantes. Ekipi i drejtuar nga Roberto De Zerbi e nis shumë keq pjesën e dytë, ku mbetet me 9 lojtarë, pasi marokeni Bilal Nadir i futur në fushë si zëvendësues në...
Burimi:
telesport.al