Skënderbeu udhëton drejt Kavajës, Laçi mysafir në Burrel

Skënderbeu udhëton drejt Kavajës, Laçi mysafir në Burrel

Kategoria e Parë rikthehet të luajë këtë fundjavë raundin 19-të të tij. Pesë takime zhvillohen nesër (e shtunë) ndërsa përballja e myzeqesë Apolonia- Lushnja të dielën në orën 13:30. Në këtë nivel të futbollit shqiptar me 12 ekipe, rivaliteti dukshëm qëndron për dy vendet e para si dhe ato që të rrëzojnë nga kategoria. Kështu nesër Korabi pret Ilirinë, në “Liri Ballabani” Burreli takohet me Laçin, në Fushë Krujë, Kastrioti mat forcat me Pogradecin, Luftëtari me Kukësin si dhe krysfida e Luzit ndërmjet Besës dhe Skënderbeut. Kategoria e Parë, java e 19-të: Të shtunën ora 13:30 Korabi- Iliria Burreli- Laçi Kastrioti- Pogradeci AF Luftëtari- Kukësi Besa-Skënderbeu Të dielën ora 13.30 Apolonia- Lushnja/Sportiim.al/ Vazhdo leximin