Situata te Partizani/ Debutimet në kampionatin e rregullt të Superiores

Situata te Partizani/ Debutimet në kampionatin e rregullt të Superiores

Disa lojtarë të Partizanit kanë pasur debutimin e tyre në Superiore, pikërisht këtë sezon. Siç është zakon, debutimet e para vijnë që në fillim me lojtarët e afruar gjatë verës. Kjo ndodhi edhe me Karlos Martinez dhe Xhudah Garsian ndaj Vorës. Martinez u dëmtua më pas në stërvitje, dhe nuk luan që nga java e parë. Tedi Malaj kishte provuar të luante në Final Four, por hera e parë në kampionat të rregullt ishte në javën e dytë ku Partizani barazoi pa gola ndaj Teutës. Nebi Qokthi ndërkohë debutonte që në javën e parë, ndërsa Partizani mposhti Vorën me rezultat minimal. Më pas ishte koha për Arafat Doumbia, që të debutonte në fazën e parë ku Partizani u mposht nga Vllaznia me rezultatin 4-1. Doumbia...