Siti rrezikon zbritjen e 60 pikëve, 115 akuzat e zbresin nga Premier League…
Pasi u eleminuan nga Real Madrid në Champions ata janë ende në garë për titull kampion por Mançester Siti thuhet se është shpallur fajtor për të 115 akuzat për FFP. Sipas disa burimeve që vijnë nga Anglia, klubi mund të përballet me një dënim prej 60 pikësh, i cili do ta përmbyste plotësisht renditjen e Premier League dhe potencialisht do të çonte në rënie nga kategoria. Kjo do të mbahej në histori si një nga dënimet më të rënda në historinë e futbollit, me pasoja të rënda për titujt, rekordet dhe reputacionin e klubit. Njoftimi zyrtar pritet në fund të sezonit. Post navigation
Burimi:
sportiim.al