Sirena braziliane për Vinicus, rinovimi me Real mungon, Flamengo i “hap dyert”

Sirena braziliane për Vinicus, rinovimi me Real mungon, Flamengo i “hap dyert”

Flamengo vazhdon të ëndërrojë. Pas rikthimit të Lucas Paquetá-s, klubi nga Rio de Janeiro ka ndezur shpresat për një rikthim sensacional: Vinícius Júnior. Drejtuesit e Flamengos e dinë se një transferim i tillë mund të realizohet vetëm me dëshirën e lojtarit, ndaj dyert e Maracanã-s mbeten të hapura për sulmuesin brazilian. Vinícius u largua nga Flamengo në vitin 2017 dhe aktualisht po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, mes kritikave dhe mungesës së vazhdueshme të golave, e cila u ndërpre vetëm së fundmi. Në Rio janë të bindur se ai do të pritej si një idhull i vërtetë. Drejtori sportiv i Flamengos, José Boto, konfirmoi se gjithçka varet nga lojtari: kontrata e Viníciusit me Real Madridin përfundon në qershor 2027 dhe, në atë...