Simeone provokoi Yamalin me tre gishta te goli i Lookman, shpërthejnë polemikat në internet
13 Shkurt 2026 12:55 Alfred Lleshi Momente tensioni mes Diego Simeone dhe Lamine Yamal gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Pas golit të 3-0 të shënuar nga Lookman, trajneri i Atletico Madridit i tregoi tre gishta yllit të Barcelonës, duke shkaktuar reagimin e tij të irrituar. Gjesti u përhap menjëherë në rrjetet sociale dhe në mediat spanjolle, të cilat u ndanë mes atyre që e konsideruan një provokim të panevojshëm dhe atyre që e panë si thjesht rivalitet sportiv. Problemi për blaugranat ishte se ndeshja nuk kishte përfunduar ende, pasi para vërshëllimës finale erdhi edhe goli i katërt, i realizuar nga Alvarez, pas asistit të vetë ish-lojtarit të Atalantës, Lookman. Episodi shtoi edhe më shumë tensionin e një sfide tashmë të zjarrtë,...
Burimi:
telesport.al