Silvinjo rinovon kontratën me FSHF për gjashtë muaj, gjithçka lidhet me Botërorin
Adriatik BALLA Një hap të qartë për objektivat e kualifikimit në Botëror mori dje Federata Shqiptare e Futbollit, duke dashur t’i japë skuadrës dhe stafit teknik garanci dhe besim, në mënyrë që duelet e marsit të shkojnë siç duhet dhe Shqipëria të sigurojë, pse jo, një kualifikim historik në finalet e një kupe bote. Mbetet të shihet a do ta realizojë këtë objektiv, por dje FSJF rinovoi me trajnerin dhe ndihmësit e tij, duke dhënë besim e garanci, por me një kontratë tashmë të shkurtër që është saktësisht e varur nga rezultatet e marsit, në “play-off”- in e Botërorit. Rinovimi Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizon rinovimin e kontratës me trajnerin e Kombëtares kuqezi, Silvio Mendes Campos Junior (Silvinjo), si edhe me dy zëvendësit e tij,...
Burimi:
sot.com.al