Silvinjo largohet nga Kombëtarja, falënderon FSHF-në dhe publikun
Braziliani Silvinjo nuk do të jetë më trajner i Kombëtares shqiptare. Në konferencën për media të organizuar dje, Silvinjo falënderoi Presidentin Duka për besimin, FSHF-në, stafin teknik, futbollistët dhe tifozët shqiptarë për mbështetjen dhe rrugëtimin e përbashkët gjatë 3 viteve e gjysmë në krye të Kombëtares. “Faleminderit President. Edhe për mua janë dy minuta me emocione. Kemi vendosur që së bashku të mbyllet ky cikël, një cikël prej 3 vitesh e gjysmë në të cilin kemi punuar shumë mirë për të përfaqësuar këtë kombëtare, një komb. Një komb që më ka mirëpritur shumë mirë dhe e falënderoj shumë. Tani e njoh shumë mirë Shqipërinë, Tiranën dhe dua t’ju falënderoj shumë. Falënderoj dhe Presidentin për besimin, për punën, sigurisht mbi 100 njerëz që punojnë në këtë...
Burimi:
sot.com.al