Shumë zhurmë, për asgjë… 24-vjeçari do të largohet në mënyrë të heshtur nga Milan

Shumë zhurmë, për asgjë… 24-vjeçari do të largohet në mënyrë të heshtur nga Milan

4 Mars 2026 20:36 Telesport I aktivizuar vetëm në 11 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar vetëm 1 gol në Kupën e Italisë, Santiago Gimenez sipas të gjitha gjasave po përjeton muajt i fundit si lojtar i Milanit. I transferuar në merkaton dimërore të viit 2025 për 35 milionë euro nga Feyenoord, Gimenez ka rezultuar një dështim i plotë deri tani dhe nuk e ka justifikuar aspak shumën e paguar për të. Në këtë situatë, largimi nga kuqezinjtë në fund të sezonit është shumë i mundshëm. “Football Insider” zbulon se për meksikanin ka një interes të madh nga Sunderland, ekipi anglez beson ende te cilësitë e Gimenez dhe është gati ta bindë atë për këtë aventurë të re. Përsa i përket Milanit, klubi kuqezi është...