“Shumë e vështirë për t’u pranuar”, Laçi: Fitoi ekipi që nuk e meritoi, nuk mbaj mend ndonjë rast të Polonisë

“Shumë e vështirë për t’u pranuar”, Laçi: Fitoi ekipi që nuk e meritoi, nuk mbaj mend ndonjë rast të Polonisë

Ëndrra e shqiptarëve për të parë Shqipërinë në finalet e Kupës së Botës 2026 ka marrë fund në Varshavë. Kuqezinjtë janë mposhtur në Poloni me rezultatin 1-2, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e fazës “play off”. Pas përfundimit të lojës, trajneri dhe lojtarët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “TV Klan”. Laçi: “Nuk kam fjalë. Shumë e vështirë për t’u pranuar. Por jam krenar për të gjithë çunat. Nuk e meritonim këtë rezultat. Por të mos harrojmë, nuk kemi qenë asnjë herë në këtë fazë. Personalisht mendoj që sot fitoi ekipi që nuk e meritoi. Përpos 2 golave që bëri Polonia, nuk e mbaj mend të ketë krijuar ndonjë rast tjetër. Duhet të ngrihemi patjetër”. Shehu: “Jemi shumë të mërzitur. E patëm...