Shqiptarët mbrojtësit më të mirë të Serie A, formacioni i javës mban dy prej tyre…

Shqiptarët mbrojtësit më të mirë të Serie A, formacioni i javës mban dy prej tyre…

Serie A ka mbyllur ditën e djeshme ndeshjet e javës së 18-të të kampionatit. Rezultatet mjaft të rëndësishme janë marrë nga ekipet, ndërsa kanë shkëlqyer edhe disa nga futbollistët shqiptarë. Kështu Berat Gjimshiti pas paraqitjet fantastike në sfidën ndaj Romës, në fitoren 1-0 të Atalantës është zgjedhur nga “SofaScore” në repartin e mbrojtjes të formacionit të javës së Serie A. Në përfundim të asaj ndeshjeje ai mori edhe trofeun e lojtarit të takimit. Por jo vetëm kaq, në këtë repart ndodhet edhe një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Amir Rrahmanin, i cili la gjurmë në sfidën që Napoli fitoi 2-0 ndaj Lazios. Mbrojtësi i Kosovës ishte i pakalueshëm në prapavijë, teksa shënoi edhe golin e dytë për të tijtë. Ndërkohë që vlen të përmendet se...