Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

Shqipëria ka fituar një tjetër medalje të argjendtë në kampionatin Europian të mundjes, që është duke u zhvilluar në Tiranë. Mundësi Zelimkan Abakarov është shpallur nënkampion Europe për peshën 61 kilogramë në stil të lirë. Kjo ishte medalja e dytë e argjendtë, pasi një ditë më parë ishte Islam Dudaev që fitoi në peshën 65 kilogramë.