Shqipëria takim me historinë, kuqezinjtë sfidojnë Poloninë për ëndrrën “Botëror”
Shqipëria zbret sot në fushë për një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj, teksa përballet me Poloninë në Varshavë, në kuadër të fazës “play-off” për Kupën e Botës. Për herë të parë, kombëtarja shqiptare është pjesë e kësaj faze, duke qenë vetëm dy fitore larg një kualifikimi në Botëror. Skuadra e drejtuar nga Silvinjo vjen në këtë përballje pas një fushate kualifikuese pozitive, ku arriti të lërë pas edhe Serbinë në renditje. Ky rezultat ka rritur pritshmëritë për një tjetër hap përpara në këtë kompeticion. Grupi është në gjendje të mirë fizike dhe psikologjike në prag të ndeshjes. Lojtarët kanë treguar përqendrim maksimal gjatë përgatitjeve, ndërsa stafi teknik ka punuar për të përcaktuar detajet e fundit taktike për këtë takim. Shqipëria mbërriti...
Burimi:
sot.com.al