Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat
Federata Shqiptare e Futbollit njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore mes Ukrainës dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet më 31 mars, në orën 20:45, në stadiumin “Estadi Ciutat de València”, në Valencia. Ndeshja e të martës vjen pas disfatës në Varshavë përballë Polenisë, që i hoqi Shqipërisë shansin për të shkuar në finalen e Play Off-it, për t’u kualifikuar në Botëror. “Çdo tifoz mund të blejë deri në katër bileta për këtë takim. Emri dhe mbiemri i vendosur gjatë procesit të blerjes duhet të përputhen me dokumentin e identifikimit. Në rast se gjatë kontrollit të sigurisë konstatohet mospërputhje e të dhënave, hyrja në stadium mund të refuzohet. Biletat nuk mund të ndërrohen dhe nuk rimbursohen. Nuk ka kufizime moshe për tifozët...
Burimi:
javanews.al