Shqipëria në prag Botërori, por nuk po shfaqet asnjë interes për lojtarët e Kombëtares kuqezi

Shqipëria në prag Botërori, por nuk po shfaqet asnjë interes për lojtarët e Kombëtares kuqezi

Adriatik BALLA Kombëtarja po ëndërron të kualifikohet në Botëror, por pavarësisht kësaj, lojtarët kuqezi nuk po marrin vëmendje në treg. Çfarë po ndodh vallë dhe si mund të shpjegohet ky fenomen? Në një analizë që ka bërë gazetari sportiv Endi Tufa në “Top Channel”, konstatohet se pavarësisht kualifikimit të Shqipërisë në “play-off” të Botërorit, vlera e lojtarëve në treg nuk ka pësuar rritje të ndjeshme, madje ka një stanjacion të frikshëm që fut në dilemë edhe vetë protagonistët. Sipas kësaj analize, tingëllon disi e çuditshme pasi në momentin më të mirë të Kombëtares, këta lojtarë nuk arrijnë ta shndërrojnë suksesin e ekipit në sukses personal, madje po i ndodh e kundërta në minutat që luajnë dhe në vlerën e tyre në treg. E njëjta gjë...