Shqipëria në histori! Nga fitorja në Serbi te shanset me Poloninë për Botërorin, 2025 në shifra e fakte

Shqipëria në histori! Nga fitorja në Serbi te shanset me Poloninë për Botërorin, 2025 në shifra e fakte

Shqipëria po lë pas një vit shumë të suksesshëm, ku natyrisht kualifikimi për herë të parë në “Play Off” të Kupës së Botës”, është një nga sukseset më të mëdha që Shqipëria ka arritur ndonjëherë. Viti 2025 nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme duke qenë se Shqipëria vinte nga një dështim në Ligën e Kombeve dhe në fakt, duke parë paraqitjet që janë bërë asokohe dhe duke e lidhur me shortin që kishte Shqipëria, nuk pritej me shumë optimizëm një sukses i tillë. Por, kuqezinjtë ia dolën që të realizojnë gjysmën e ëndrrës së madhe që kemi të gjithë, pasi në muajin mars do të tentojmë për herë të parë të luajmë në Kupën e Botës, por për të bërë këtë duhet...