“Shqipëria na ka shkaktuar gjithnjë probleme”, lojtari i Polonisë: Kemi një plan për të thyer mbrojtjen e tyre
Jakub Moderi është paraqitur në konferenë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Shqipërisë. Lojtari polak e ka bërë të qartë se kuqezinjtë kanë ditur si t’jua bëjnë ndeshjen të vështirë dhe ballafaqimet e fundit mes dy Kombëtareve në fjalë janë dëshmia e pastër për këtë fakt. Moderi ka pranuar se presioni është i madh në kampin bardhekuq, megjithëse më tej shton se të gjithë lojtarët janë të aftë ta përballojnë trysninë e një sfideje të tillë. “Nuk do të jetë e lehtë. Janë një ekip që mbrohen shumë mirë dhe pësojnë pak gola. Çelësi do të jetë gjetja e një mënyre për të thyer mbrojtjen e tyre. Ne kemi një plan, por mbetet për t’u parë. Ka gjithmonë presion, nuk mund t’i shpëtosh dot....
Burimi:
sportekspres.com