Shqipëria i falet merkatos, Turqia bëhet “burimi” ynë

Shqipëria i falet merkatos, Turqia bëhet “burimi” ynë

Merkatoja e janarit ka qenë shumë aktive dhe ka parë lëvizje të befasishme nga futbollistë të shumtë. E të shumtë në numër, kanë qenë edhe lojtarët shqiptarë të cilët kanë ndryshuar skuadër gjatë janarit dhe do të luajnë në të tjera ekipe në pjesën e dytë të kampionatit, e madje edhe në kampionate të tjera. Padyshim që tre lëvizjet më të mëdha ishin ato të Manajt dhe Asllanit, që u transferuan në kampionatin turk, apo edhe mbrojtësi Klisman Cake që u largua nga kampionati maqedonas për të firmosur me Akhmat Groznin në Rusi, ku shpreson që të ketë minuta dhe të grumbullohet sërish nga Kombëtarja për dy ndeshjet e muajit mars. Me këto dy transferime në kampionatin turk, tashmë kampionati italian ka kaluar në vendin...