Shqipëria humb identitetin në mbrojtje dhe nuk ka ide në sulm, një shqiptar na mposht në “Air Albania”

Shqipëria humb identitetin në mbrojtje dhe nuk ka ide në sulm, një shqiptar na mposht në “Air Albania”

Dy ndeshje, dy humbje. Kështu nis aventura e Rolando Maranit në krye të Shqipërisë. Kuqezinjtë, ashtu si pak ditë më parë, janë mposhtur me shifrat minimale 0-1. Këtë herë humbja ka ardhur përballë Luksemburgut. Miqtë i befasuan të gjithë që në minutat e para të lojës, kur edhe Sinani gjeti rrugën e rrjetës. Një driblim me lehtësi i 3 lojtarëve shqiptarë dhe më pas Sinani nuk gaboi me gjuajtjen. Një shqiptar arriti të shënonte në minutën e 8 të lojës, por fanella që mbante veshur nuk ishte ajo kuqezi, ishte fanella e Luksemburgut. Shqipëria provoi të gjente golin, por të besuarit e Maranit i kishin idetë të paqarta në sulm. Përpos problemeve me gjetjen e zgjidhjeve në metrat e fundit të fushës, Kombëtarja shfaqi probleme...