Shqetësim te Real Madridi dhe Franca, dëmtimi i Mbappe kushtëzon sezonin dhe Botërorin

Shqetësim te Real Madridi dhe Franca, dëmtimi i Mbappe kushtëzon sezonin dhe Botërorin

3 Mars 2026 13:04 Alfred Lleshi Pikëpyetje serioze për Real Madridin dhe Francën. Vizita e fundit mjekësore e Kylian Mbappé konfirmoi një problem në gjurin e majtë, që nuk kërkon ndërhyrje kirurgjikale. Sidoqoftë, data e rikthimit të tij mbetet e panjohur, ndaj pjesëmarrja në turin e “Les Bleus” në SHBA, në fund të marsit, duket shumë e pasigurt. Kjo pasiguri rëndon mbi një sezon që mund të jetë historik, ku ish-ylli i PSG synon të fitojë edhe individualisht. Me 38 gola dhe 6 asistime në 33 paraqitje, francezi ka kontribuar në pothuajse gjysmën e 87 golave të Realit, duke e tërhequr përpara skuadrën me shifra mbresëlënëse. Pa të, rendimenti ofensiv rrezikon rënie në momentet vendimtare të La Liga-s dhe para fazës së 1/8-ve në Champions....