“Shpenzuam shumë këtë verë, por ato parà ende nuk janë përdorur në fushë për shkak të dëmtimeve”

“Shpenzuam shumë këtë verë, por ato parà ende nuk janë përdorur në fushë për shkak të dëmtimeve”

Tetori dhe nëntori ishin muaj të trazuar për kampionët në fuqi të Anglisë. Një numër marramendës humbjesh e tronditën ekipin e Liverpool, që nuk e priste këtë goditje, sidomos pas një merkato të fortë këtë verë. Wirtz dhe Isak kushtuan mbi 250 milionë euro së bashku, dhe në një moment, ardhja e tyre te “reds” dukej e kompromentuar. Por, që nga fundi i nëntorit, Liverpool nuk ka humbur asnjë ndeshje, duke regjistruar katër fitore dhe dy barazime në Premier League, përfshirë një fitore jashtë fushe në Champions kundër Inter. Ka shenja rimëkëmbjeje, por trajneri Arne Slot beson se skuadra e Liverpool nuk e ka demonstruar ende potencialin e saj të plotë për shkak të lëndimeve. Alexander Isak mbërriti në fund të sezonit, është stërvitur pak...