Show i Rabiot dhe një super Maignan, Milan triumfon ndaj Como-s, Allegri: Nuk ishte përgjigje ndaj Inter, objektiv mbetet Champions (VIDEO)
Një super Rabiot dhe “muri” Mike Maignan i dhurojnë Milan një 3-pikësh të artë në transfertë përballë Como-s, një fitore e madhe që mban “djallin” në garë për titull, nuk lejon Inter të arratiset duke ngushtuar diferencën në vetëm 3 pikë me rivalin e përjetshëm. Ekipi i Allegrit triumfoi 3-1 me përmbysje, në një kohë kur ishin vendasit që kaluar të parët në avantazh që në minutën e 10-të. Stafetën më pas e mori Mike Maignan, me portierin francez që mbajti Milan në lojë me të paktën tre raste flagrante vetëm gjatë pjesës së parë, një paraqitje fantastike e kapitenit duke vërtetuar edhe një herë rëndësinë jetike të tij, jo më kot Igli Tare po bën gjithçka për t’i rrëmbyer firmën për rinovimin e kontratës....
Burimi:
gijotina.com