Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë mbledh Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore, rizgjidhet kryetar Krenar Alimehmeti

Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë mbledh Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore, rizgjidhet kryetar Krenar Alimehmeti

Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë zhvilloi sot punimet e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore, ku morën pjesë 45 anëtarë të shoqatës, të përfaqësuar nga 77 delegatë. Në Asamblenë e zhvilluar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në Tiranë, u shqyrtua jo vetëm raporti i aktivitetit përgjatë vitit 2025, por delegatët miratuan pasqyrat financiare dhe buxhetin e vitit 2026, teksa u njohën me arritjet dhe problematikat e kësaj shoqate përgjatë vitit 2025. Një nga pikat më të rëndësishme në rendin e ditës ishte zgjedhja e kryetarit të SHRF Tiranë për katërvjeçarin e ardhshëm. Komisioni i Verifikimit, që është organi përgjegjës për organizimin e procesit zgjedhor, deklaroi se komisionit i është paraqitur vetëm një kandidaturë për Kryetar, konkretisht kërkesa për rikandidim nga z. Krenar Alimehmeti, i propozuar nga...