“Shoku i Haaland, futbollisti më i nënvlerësuar në botë po shijon Kupën e Botës”
16 Qershor 2026 14:07 Alfred Lleshi Fredrik Aursnes, mesfushori norvegjez 30-vjeçar që luan te Benfica prej vitit 2022 dhe është grumbulluar nga Norvegjia për Kupën e Botës, konsiderohet nga shumë si “futbollisti më i nënvlerësuar në botë”. Aursnes është mik i ngushtë me Erling Haaland, me të cilin luajti për një vit e gjysmë te Molde. Ruben Gabrielsen (Lillestrøm), ish-shoku i skuadrës së Haaland dhe Aursnes, deklaroi për gazetën VG: “Nuk e prisja që ata të bëheshin, përkatësisht, sulmuesi më i mirë në botë dhe futbollisti më i nënvlerësuar në botë. Ishte e qartë se Haaland dhe Aursnes kishin talent dhe ishin vërtet shumë të mirë”.
Burimi:
telesport.al