Shkëlqimi dhe perëndimi i Armando Brojës, 22 milion euro në 4 vite të humbura, 6 klube në 6 vite

Shkëlqimi dhe perëndimi i Armando Brojës, 22 milion euro në 4 vite të humbura, 6 klube në 6 vite

Nga Endi Tufa Ishte viti 2022 kur emri i Armando Brojës shkelte mbi kuotat e arta të tregut të transfertave. I ri, i fuqishëm, i parezistueshëm, sulmuesi shqiptar me origjinë nga Koplik u ve një vlerë rekord prej 30 milionë euro nga Chelsea, duke u bërë lojtari shqiptar më i kushtueshëm i të gjitha kohërave. Sot, më 9 mars 2026, realiteti është krejt ndryshe: vlera e tij në treg është rënë në vetëm 8 milionë euro me Burnley-n, një rënie e lirë prej 22 milionë euro brenda pak më shumë se katër viteve. Evolucioni i vlerës së tregut (2021–2026) Vlera e Brojës në treg ka ndjekur një kurbë dramatike rënëse që nga kulmi i arritur në vitin 2022. Në 2021, ndërsa luante me Vitesse si...